Tonin Marinaj ja del qe ne dy mandate te coje drejt kolapsit financiar bashkine e Malesise se Madhe. Ajo rezultoi e vetmja mes 5 bashkive te qarkut me performancen me te dobet financiare, e shprehur qartazi nga ministrja e financave Delina Ibrahimaj dhe kryeministri Edi Rama gjate takimit me kryetaret e bashkive te te gjithe vendit. Veshtiresite financiare nese nuk arrijne te zgjidhne ne kohe, rrezikohet qe kjo bashki te merret ne administrim nga ana e qeverise, pikerisht ne prag te zgjedhjeve vendore te vitit te ardhshem. Kjo tregon deshtimin qe ka patur kryetari i bashkise dhe administrata qe ai ka ne varesi, ne drejtimin e kesaj bashkie, ku vjelja e taksave dhe menaxhimi i te ardhurave ka qene tejet problematik.
Bazuar ne keto te dhena dhe matje te performances, Edi Rama duket se po behet gati ti heqe shansin Marinaj te pretendoje per nje mandat te trete ne krye te kesaj bashkie. Keqqeverisja dhe administrimi i dobet i te ardhurave do te jene nje nga barometrat vleresues dhe kryeministri ne kete pike ka nisur qe tani levizjet. Jo me kot ai ka ashpersuar tonet pasi keto bashki jane shembelltyre qeverisese qe kundershtari ne fushate mund te ja perdore. Ky eshte edhe qellimi qe Rama po i paralajmeron bashkiaket se do te humbin drejtimin e ketyre institucioneve nese brenda muajit nuk deshmojne drejtim ndryshe. Me probleme eshte edhe bashkia e Fushe Arrezit dhe ajo e Vau Dejesit, por ne raport me Malesine e Madhe ato kane patur nje kthese muajt e fundit.
Ky duket se do te jete viti qe Edi Rama do te nise dushin e ftohte ndaj te tijve per te pastruar radhet nga te padeshiruarit dhe duke i hapur rruge ardhjeve te reja qe mund te jene gati per garen e 2023, tashme perballe nje opozite ku drejtimin e ka Sali Berisha dhe qe pritet ti bashkohet ketij fronti edhe presidenti Meta, prandaj gara nuk do te jete aspak e lehte./ShkodraNews