Trafik ilaçesh dhe falsifikim recetash, një prej mjekëve të dyshuar bashkëshorti i juristes Zhaklina Peto! Kandidate për në Gjykatën Kushtetuese

Aurel Vula, Ilir Broqaj dhe Vladimir Peto janë tre mjekët e proceduar penalisht nga Policia, pas një operacioni të SPAK dhe Antimafias së Milanos, për goditjen e një rrjeti kriminal që merrej me trafikimin e ilaçeve me përmbajtje droge dhe lëshimin e recetave të rreme mjekësore, për vizita në Itali.

Tre mantelbardhët shqiptarë nuk janë emra të panjohur. Njëri prej tyre është Aurel Vula, bashkëshorti juristes së njohur Zhaklina Peto. Kjo e fundit ka qenë dhe mes kandidateve që ka garuar për një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Aurel Vula, mjek Pediater Rheumatolog dhe ka një klinikë private në Rezidencën Kodra e Diellit. Mjeku tjetër që figuron dhe në regjistrat e Policisë së Shtetit është Ilir Broqaj. Ai është me profesion mjek anestezist-reanimator dhe në vitin 2013 ka pasur një episodë të ngjashëm.

Ilir Broqaj është arrestuar për korrupsion por është lënë i lirë në sallën e gjyqit. Të dy, Vula dhe Broqaj shërbejnë në QSUT dhe referuar njoftimit zyrtar të SPAK, zyrat e tyre janë kontrolluar sot nga oficerët.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale dokumente mjekësore në gjuhën italiane, medikamente mjekësore dhe pajisje kompjuterike dhe prova të tjera me rëndësi për hetimin.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej