Mediat e huaja kanë zbardhur detaje të reja mbi arrestimin e Besnik Nikollit, shqiptarit që kërkohej në 180 vende, që u kap në Santa Marta nga autoritetet kolumbiane.
I njohur edhe si Niko ose El Gordo në rrethet kriminale, ai kaloi javë të tëra në kryeqytetin e Magdalenës duke kryer transaksione droge me grupe të paligjshme vendase.
Nikolli ruante një profil të ulët dhe jetonte në një apartament në lagjen San Pablo, ku organizonte festa me gra të punësuara. Fqinjët vunë re stilin e tij të jetesës ekstravagante dhe të izoluar.
Në momentin e kapjes, ai ka qenë duke ecur në një vend publik me persona të tjerë, kur është përgjuar nga njësitë e drejtësisë.
Prokuroria bëri të ditur se i huaji ishte nga Shqipëria dhe ishte me precedentë penalë që e bënte objekt kontrolli në Europë dhe 180 vende të tjera .
“Alias Niko ose El Gordo ishin në kërkim nga autoritetet që nga viti 2021, kur Franca i kërkoi Interpolit t’i fuste në rreth të kuq. Ai akuzohej për trafik droge dhe pastrim parash, përveç se kishte planifikuar të zgjeronte operacionet e tij të paligjshme në Kolumbi duke bashkëpunuar me trafikantët lokalë të drogës”, tha Prokuroria. Drejtësia franceze dhe autoritetet e tjera evropiane e konsideruan Nikon një objektiv të vlefshëm, gjë që çoi në kërkimin e tij të lartë nga Europol, Interpol dhe autoritetet franceze, për shkak të aktiviteteve të tij në kontinentin evropian.