Tragjedi në Itali, 5 të vdekur

Një aksident tragjik është regjistruar në Torino ku një tren me shpejtësi të lartë përplasi për vdekje 5 punëtore dhe lëndoi dy të tjerë teksa ishin duke rregulluar shinat. Aksidenti ndodhi pak pas mesnate në linjën Torino-Milano mes Chivasso-s dhe Brandizzo-s.

Treni pa pasagjer goditi për vdekje punëtorët po udhëtonte me 160 km në orë drejt Torinos, duke i marrë zvarrë për rreth 1 kilometër.

Grupi i punëtorëve ishte i zënë duke ndërruar rreth dhjetë metra hekurudhë.

Personat që shihni në foto janë 5 punëtorët që mbetën viktimë në saj të një aksidenti hekurudhor në Torino.

“Ata kanë vdekur të gjithë” dëgjohet të bërtiturat nga shinat në stacionin Brandizzo. Treni goditi disa punëtorë që ishin të angazhuar në punë mirëmbajtjeje në linjë. Janë pesë viktima, më i riu ishte 22 vjeç. Ata ishin të gjithë piemontezë.

Dy punëtorë të tjerë u dërguan në spital të tronditur, por nuk u lënduan.
Punëtorët ishin të gjithë punonjës të një kompanie të jashtme, Sigifer e Borgo Vercelli. Në vendngjarje ndodheshin patrulla të shumta të forcave të policisë, karabinierëve dhe Polferit, si dhe ekipe të ndryshme zjarrfikëse.

Viktimat janë ende të paidentifikuar ndërsa po hetohet dinamika e aksidentit.

Aktukalisht është pezulluar qarkullimi hekurudhor ndërsa shumë udhëtime me tren janë anuluar.

Tragjedi në Itali, treni merr përpara punëtorët teksa po

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej