Tre ‘Duçkat’ e Ilir Metës, xhambazë dhe matrapazë në pushtetin e Bablokut

Ilir Meta ka mashtruar sikur nuk i ka kushërinj, ndërsa Monika Kryemadhi, pranoi që i ka kushërinj të parë, por gjoja nuk komunikon me ta prej shumë vitesh, kur faktikisht i ka emëruar në ato poste të larta, në pazare me Sali Berishën dhe Edi Ramën…

Dy ortakët Edi Rama e Ilir Meta, ditën aktrojnë sikur përplasen për moral, parime, drejtësi dhe hallet e popullit, por ata janë bashkë në pushtet e në çdo pazar, ku Ilir Meta është i përfaqësuar nga 3 kushërinjtë e tij, që prej 10 vitesh kanë poste të larta në qeverinë “Rilindja”.

Janë tre sekserë e hajdutë me mbiemër “Duçka”, për të cilët Iliri, ka mashtruar sikur nuk i ka kushërinj, ndërsa Monika Kryemadhi, pranoi që i ka kushërinj të parë, por gjoja nuk ka komunikim me ta prej shumë vitesh.

DORIAN DUÇKA/ Ish-drejtor i Përgjithshëm i Integrimit Ekonomik dhe Zv/ministër i Ekonomi-Energjisë në pushtetin PD-LSI; kohë kur u përdor si sekser nga Ilir Meta te kompania e gazit “TAP”, ku siç është bërë publike nga agjencitë e huaja, Ilir Meta e Sali Berisha morën ryshfet, për të mos lënë asnjë pikë dalje gazi në territorin shqiptar.

Më 6 tetor 2013, Dorian Duçka u emërua përsëri Zv/ministër i Energji-Industrisë në pushtetin “Rilindja”, si përfaqësues i partisë LSI të kushëririt Ilir Meta, ku “shkëlqeu” për shumë pazare ne KESH, OST, OSHEE dhe në troje publike.

Por në vitin 2015, Edi Rama pikasi te ai aftësinë e një mashtruesi e xhambazi “monstër” dhe e mori këshilltar, madje u bë CEO i firmës mafioze “China Energy”, të sanksionuar dhe në gjykim në SHBA për pastrim parash, si dhe i realizoi lidhjet e pazaret me dyshen McGonigal- Nezaj.

Pas lidhjeve me grupin mafioz “McGonigal-Nezaj”, më 30 janar 2019, Edi Rama i emëroi gruan Xhoana Duçka në Bordin e AKEP, si dhe i licencoi kompaninë “Sparta International” për import armësh luftarake, me ortakë arabin Adel Nuseibeh e rusin Denis Kozlov.

Pas skandalit “McGonigal-Rama-Nezaj, xhambazi Dorian Duçka është larguar familjarisht në Dubai, ku ka dhe bizneset e përbashkëta me familjarët e Bablokut dhe fsheh miliardat  Ilir Metës.

ENDRIT DUÇKA/ Kushëriri tjetër i Ilir Metës e Dorian Duçkës, si dhe dhëndër i Vilma Nushit. Deri në muajin korrik 2011, Endrit Duçka ka qenë këshilltar social i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, por faktikisht, përdorej si sekser trojesh e leje ndërtimi kullash në Tiranë, dhe menaxhonte bar-kafet, hotelet e restorantet, në pronësi të familjes “Mata” të krye trafikantit ndërtues Ervin Mata, i njohur si “Boli i kokainës”.

Pas ardhjes së PS në pushtet më 2013-ën, Endrit Duçka i Ilir Metës, u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Pronave Publike, ku ka bërë shumë zullume me dhurim dhe shitje toka, troje e objekte, oligarkëve, trafikantëve e qeveritarëve ndërtues në Tiranë, Durrës, Vlorë, Himarë, Elbasan, Shkodër, Sarandë, Pogradec, Fier e Korçë, për të cilat do flasim në vijim.

Deri në muajin prill 2019, Duçka ka pasur shefe të madhe kushërirën Geraldina Duçka (Prodani), ish-Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Financave, kur për çdo pasuri që shitej, Endrit Duçka propozonte; Geraldina Duçka miratonte.

GERALDINA DUÇKA (PRODANI)/ Është kushërira tjetër e Ilir Metës. Në pushtetin 2005-2013 të Saliut, ishte Drejtore Buxheti në Ministrinë e Financave dhe kryetare e tenderëve, bonove e privatizimeve, ku gjatë viteve 2009-2013 të qeverisë PD-LSI, u përdor për shumë pisllëqe nga Ilir Meta e Monika Kryemadhi

Në tetor 2013, kushëriri Ilir Meta, në pazar me Edi Ramën, e emëroi Sekretare të Përgjithshme të Ministrisë së Financave, ku bëri batërdinë në vjedhje dhe është personi që ka firmosur dosjet e  3 koncesioneve në shëndetësi, 3 koncesionet e landfilleve e shumë zullume të tjera.

Nga prilli 2019 deri në qershor 2022, kushërira Geraldina Duçka e Ilir Metës, ishte Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, ku me vjedhjet që ka firmosur duhej të ishte në burg; ndërsa prej korrikut 2022 është Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Mbrojtjes, ku po pastron dosjet e vjedhjeve të Olta Xhaçkës dhe kalkulon pazaret e Niko Peleshit./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej