Tre shkodranët e arrestuar i vendosën gjobë biznesmenit të njohur të ndërtimit

Policia e Shtetit njoftoi dy ditë më parë, në 6 janar,  se kishte bërë arrestimin e tre personave, të cilët ishin kapur me 142 600 euro.

Sipas policisë, në njoftimin e saj zyrtar, thuhet se personat kryenin mashtrim ndaj bizneseve.

Burime zyrtare i thanë CNA se personat e arrestuar i kishin vendosur gjobë biznesmenit Pëllumb Salillari.

Sipas të dhënave zyrtare dhe burimeve të konfirmuara për CNA, personat në fjalë ishin regjistruar nga biznesmeni për këtë gjobëvënie. Më pas, ai ka denoncuar në polici dhe kanë qenë forcat e rendit, të cilat kanë ndërtuar një operacion, pra biznesmeni ka qenë duke pritur gjobëvënësit dhe më pas ata kanë bërë prangosjen e tyre.

Konkretisht, policia njofton mashtrim me biznesin. Në fakt, sipas të dhënave zyrtare nga uniformat blu, tre shkodranët e arrestuar nga operacioni “Signal” te Liqeni i Thatë i kishin vendosur gjobë biznesmenit Salillari dhe po ktheheshin nga zyrat e tij. Salillari  njihet si një nga ndërtuesit e infrastrukturës, por edhe pallateve në kryeqytet.

Së fundmi, atij iu sekuestruan një godinë me sipërfaqe 20 mijë m² që ndodhet pranë Liqenit të Thatë, në Selitë dhe një pallat në ndërtim në zonën e Farkës, me një sipërfaqe 1200 m².

Gjithashtu, Pëllumb Salillari njihet si një nga miqtë e kryeministrit Edi Rama.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej