Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës, ku i është vendosur tritol makinës së kryetarit të Rithemelimit, Bernard Ndreca.
Shpërthimi ka ndodhur pranë banesës së Ndrecës, aty ku mjeti ishte i parkuar. Nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë rrjedhojë politike mirëpo nuk përjashtohen as konfliktet që mund të ketë familja Ndreca.
Grupi hetimor dhe Policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat e saj.