Tronditëse/ Gjashtë vjeçari vret me armë zjarri motrën e tij më të vogël

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA, ku një djalë gjashtë vjeçar vrau motrën e tij pesëvjeçare në shtëpinë e tyre në Indiana lindore dhe prindërit e tyre janë arrestuar, tha policia.

Shërbimet e urgjencës e gjetën vajzën me një plagë me armë zjarri në kokë të martën herët pasdite në një shtëpi në Muncie, 100 kilometra në verilindje të Indianapolis. Ajo u dërgua menjëherë në spital, ku u shpall e vdekur.

Jacob Grayson u tha hetuesve se djali i tij 6-vjeçar mori një nga dy armët e mbushura nga kasaforta dhe qëlloi motrën e tij, tha policia.

Grayson, 28, dhe gruaja e tij 27-vjeçare, Kimberly Grayson, u akuzuan paraprakisht për neglizhencë që rezultoi në vdekje, si dhe tre akuza të tjera për neglizhencë kriminale, tha zëvendës shefi i policisë Melissa Crisëell.

Djali i tha policisë se gjeti çelësin e kasafortës në dhomën e gjumit të prindërve të tij dhe nxori armën ndërsa nëna e tij po flinte.

Prindërit i thanë policisë se djali i tyre kishte hapur kasafortën edhe më parë. Nëna e Kimberly Grayson tha se ajo dhe burri i saj e çuan djalin në një poligon qitjeje për ta mësuar se si të gjuante një armë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej