Tronditëse/ Gjendet i pajetë gazetari i njohur dhe një ekspert, dyshohet se janë vrarë nga mafia

Trupi i gazetarit britanik Dom Phillips është gjetur në Amazonë. Bashkëshortja e tij, Alessandra Sampaio konfirmoi se gazetari është gjetur i pajetë së bashku me ekspertin Bruno Pereira të hënën.

Korrespondenti Phillips, 57 vjeç, dhe udhëzuesi i tij Pereira, 41 vjeç, u zhdukën javën e kaluar në xhunglën braziliane.

Ata kishin qenë në komunitetin e Sao Rasael dhe po ktheheshin me varkë në qytetin e Atalaia do Norte, por nuk mbërritën kurrë në destinacion.

Lajmet për gjetjen e trupave vijnë pasi ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën një çantë shpine dhe laptopin e tyre në një lumë në Amazonë.

Peshkatari Amariledo ‘Pelado’ da Costa është arrestuar pasi u zbuluan gjurmë gjaku në varkën e tij prej druri.

Tronditëse/ Gjendet i pajetë gazetari i njohur dhe një ekspert,

Policia tha se ka marrë material gjenetik nga dy burrat për ta krahasuar me gjakun.

Sipas ABC Neës, policia po heton se vrasja e tyre është e lidhur me “mafien e peshkut”.

Ky rrjet ndërkombëtar paguan peshkatarët e varfër për të peshkuar ilegalisht në zonën e dytë më të madhe indigjene në vend, pretendojnë autoritetet.

Sipas gazetës amerikane, skema drejtohet nga biznesmenë vendas që paguajnë peshkatarët për të hyrë në luginën e Javarit për të kapur peshk dhe për t’ia dorëzuar atyre.

Paledo është i vetmi i dyshuar i arrestuar. Banorët vendas thanë se pretendojnë se peshkatari u përplas me dy viktimat një ditë para se të zhdukeshin.

Dhe një tjetër dëshmitar e përshkruan atë si një “njeri shumë të rrezikshëm”.

Megjithatë ai ka mohuar akuzat dhe familja e tij ka pretenduar se Pelado është torturuar që të pranojë krimin. Polica po përqendron hetimin tek gjuetarët dhe peshkatarët e paligjshëm në zonë.

Tronditëse/ Gjendet i pajetë gazetari i njohur dhe një ekspert,

Pereira shpesh përplasej me këto grupe ndërsa organizonte patrulla indigjene në rezervuarin lokal.

Dëshmitarët thanë se e panë për herë të fundit Phillips, një reporter i pavarur që ka shkruar për Guardian dhe The Washington Post, të dielën.

Shoqëruesi i tij Pereira, një ekspert për fiset lokale, ka qenë zyrtar i lartë i agjencisë indigjene qeveritare Funai.

Rajoni ka joshur bandat që trafikojnë kokainë, së bashku me minatorët dhe gjuetarët e paligjshëm.

Tronditëse/ Gjendet i pajetë gazetari i njohur dhe një ekspert,

Tronditëse/ Gjendet i pajetë gazetari i njohur dhe një ekspert,

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej