Tronditet Divjaka, djali mbyt babanë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Remas, Divjakë. Raportohet se djali Andrea Stase ka vrarë babai e tij, shtetasin Mitër Stase 85 vjeç.

Nga informacionet paraprake mësohet se djali e ka mbytur të atin me duar. Pak pas kryerjes së krimit unifomat blu të qytetit kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.

Sipas informacioneve, 58 vjeçari Andrea Stase ka qenë i dënuar në Itali dhe para pak kohësh ka dalë nga burgu.

Ndërkohë që ende nuk bëhen me dije rrethanat e shkaqet e këtij krimi brenda familjes, ndërsa forca të shumta Policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Divjakë Informacion paraprak:

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë. Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej