Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një shiqiptar ka vrarë vajzën e tij si dhe një shtetas italian.
Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ka ndodhur në Torremaggiore, në provincën e Foggia, pak pas mesnatës ku 45-vjeçari Taulant Malaj ka goditur me thikë për vdekje vajzën e tij 16 vjeçare më pas edhe tegtarin italian.
Nga ajo çfarë raportojnë mediat italiane thuhet se Malaj kishte tentuar të qëllonte ish-gruan e tij, mirëpo vajza e 45-vjeçarit i kishte dalë para për ta mbrojtur.
Gjithashtu e plagosur ka mbetur edhe ish-bashkëshortja e autorit, edhe ajo shtetase shqiptare. Ajo është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë Malaj ka rënë në prangat e policisë.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët, të cilët po përpiqen të zbardhin motivin e vrasjes së dyfishtë, sakaq pista që po hetohet është ajo e xhelozisë.