Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gramsh, ku ka humbur jetën një adoleshent.
Bëhet me dije se disa adoleshentë të moshës 14-15 vjeç janë përfshirë në një sherr me thika pranë shkollës “9-vjeçare Asllan Shahini”.
Si pasojë e këtij sherri ka humbur jetën nxënësi i klasë së nëntë, Fatjon Bici. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e konfliktit dhe arrestimin e autorëve.