U arratis me 2 mld $ nga Turqia, i vihen prangat në Palasë bosit të kriptomonedhave! Mediat turke japin detajet: Si u zbulua i shumëkërkuari që mashtroi fuqishëm! Ministri i Brendshëm u njoftua nga…

Arrestimi në Shqipëri i Fatih Özer, bosit të kriptomenedhës turke “Thodex” ka marrë vëmendjen edhe të mediave në Turqi. CNN turk raporton se i shumëkërkuari u kap në rajonin e Vlorës, ndërsa ka qenë ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, i cili informoi homologun e tij turk, Süleyman Soylu.

Sipas informacioneve që publikojnë mediat turke, identiteti i Özer u konfirmua nga rezultatet biometrike. Ndërkohë që kanë nisur edhe procedurat e ekstradimit të Fatih Özer në Turqi.

Faruk Fatih Özer, themeluesi i shkëmbimit të kriptove Thodex, humbi gjurmët pasi u zbulua se ai u arratis në Shqipëri më 20 prill 2021 me miliona dollarë kripto para që i përkisnin 400 mijë njerëzve.

U konstatua se Özer kishte marrë të gjitha dokumentet e kompanisë nga motra e tij Serap Özer më 18 prill dhe kishte ikur në Shqipëri dy ditë më vonë.

Është vlerësuar se Özer ka bërë përgatitje para se të arratiset dhe ka marrë me vete një shumë të madhe parash.

Serap Özer, e cila u burgos tha në deklaratë se vëllai i saj Faruk Fatih Özer donte raportin e hakimit të kompanisë më 18 prill 2021, dokumente në lidhje me paditë e kompanisë, dokumente që lidhen me bilancin e gjykimit dhe buxhetin.

Özer shkoi jashtë vendit me këto dokumente dhe miliona dollarë para kripto, të cilat i mori duke mashtruar 400 mijë njerëz. Nuk kishte asnjë tregues se Özer ishte larguar nga vendi pasi kishte shkuar në Shqipëri, ndaj konsiderohej se ai fshihej ende në këtë vend, mbyll shkrimin CNN turk.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej