U arrestua 22 vjet pas krimit, kush është shqiptari që u kap në Itali, i dënuar 25 vjet burg

Autoritetet policore italiane të Palermos kanë arrestuar në komunën Cefalu një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim prej vitit 2000.

Ndaj tij, Gjykata e Tiranës, kishte lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar pasi është dënuar me 25 vjet heqje lirie me akuzën e vrasjes e armëmbajtjes pa leje.

Burimet shpjegojnë se i arrestuari është Besnik Lamçja i cili ka përfunduar në pranga pas më shumë se 20 vitesh, që ishte shpallur në kërkim për vrasje dhe vjedhje me dhunë.

Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, B.Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.

Besnik Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me armë”.

Gjykata e Tiranës kishte lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar. Ai jetonte prej vitesh pranë familjes së tij në Itali por kishte ndryshuar identitetin për t’iu fshehur autoriteteve.

Hetimet zbardhën se ai fshihej prej fillim viteve 2000 në Itali nën emër të rremë.

Image

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej