U arrestua për “shpërdorim detyre” në Shkodër, hoxha i njohur në krah të Kryekomisarit: E drejta jote do të triumfojë

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar dje 14 zyrtarë policie, mes tyre juristë, inxhinierë dhe auditues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Ata akuzohen se kanë favorizuar disa kompani për tendera në Drejtorinë e Shkodrës dhe kanë marrë përfitime të padrejta.

Mes të arrestuarëve është dhe Kryekomisari Saimir Rustemi, i cili mbante dhe detyrën e Shefit të Krimeve në Shkodër, shkruan newsbomb.al. “Kryekomisar Saimir Rustemi, 41 vjeç, i punësuar pranë D.V.P Shkodër, i dyshuar për veprën penale, “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim”, njoftoi AMP-ja.

Hoxha i njohur i Xhamisë Dine Hoxha në Tiranë, Ahmed Kalaja shkruan për Kryekomisarin dhe thotë se ata janë besimplotë se shumë shpejt ai do kthehet në mesin e tyre, krenar e ballëlartë.

“Edhe ne me Komisar Sajmirin! Të ruajtë Zoti vlla! E drejta jote do të triumfojë! Je në duatë tona të sinqerta po edhe ata do ti kemi në duatë tona! Zoti vonon thotë populli po nuk harron! Shumë shpejt sërish në mesin tonë, krenar ballëlartë! Amin”, shkruan hoxha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej