U arrestua për tjetërsim prone, i vihet zjarri zyrës së noterit

I është vënë zjarri gjatë orëve të vona të mbrëmjes zyrës së noterit Aleko Anagnosti në Sarandë.

Bëhet me dije se persona të paidentifikuar, i kanë vënë zjarrin zyrës në qendër të qytetit dhe më pas janë larguar.

Autorët kanë hapur portën kryesore dhe kanë hyrë brenda, duket djegur dokumentet. Kjo zjarrëvënie mund të jetë bërë edhe për të zhdukur provat që tregojnë tjetërsimin e pronave, ku edhe noteri kishte “gisht”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Mirëpo kujtojmë që noteri Anagnosti është arrestuar pak ditë më parë pasi akuzohen së bashku me persona të tjerë për tjetërsim prone, ku edhe Gjykata vendosi për të masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor.

Për tjetërsim prone në Sarandë është arrestuar Pandi Zhonga, drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, juristja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Rovena Alikaj, noteri Aleko Anagnosti, dhe 3 biznesmenët Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, ndërsa në kërkim është shpallur ish drejtori i ASHK Sarandë Ardian Kola dhe 2 biznesmenët Behar dhe Bedri Muçobega.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej