U dhunua brutalisht deri sa i ra të fikët, rrëmbimin e Omerit e tregoi motra. Astrit Ndoj: I dashuri i vajzës ishte me pistoletë

“Ora News” zbardh detaje të reja nga pengmarja dhe dhunimi i rëndë i Gentian Omerit, ngjarje kjo e ndodhur në 19 Maj 2023 në fshatin Xarë të Sarandës.

Sipas dosjes hetimore, shkak i pengmarjes dhe dhunimit deri në gradën e shkaktimit të gjëndjes së të fiktit, është bërë një lidhje intime që kishte krijuar i dëmtuari Gentian Omeri me shtetasen M.

Ka qënë motra e Gentianit, shtetësja V.D, e cila në orën 00:58 ka telefonuar sallën operative të komisariatit të Policisë Sarandë, duke i pohuar se:

”…më ka telefonuar vëllai Gentian Omeri, duke më thënë se dy makina po ndiqnin nga pas dhe kishte frikë se mos e vrisnin…”.

Mbas kësaj telefonate motra, kishte humbur kontaktet me vëllain dhe ndihej e friksuar për jetën e tij. Nga kërkimet që kreu Policia, Gentian Omeri është gjendur në orën 06:00, të asaj nate në afërsi të fshatit Xarrë.

Omeri, ishte i gjakosur dhe me plagë të shumta në trup. Gentian Omeri, është transportuar në spital ndëras deklaroi se para tre muajsh nëpërmjet rrjeteve sociale, kishte njohur shtetasen M.K, me të cilën kishte krijuar një lidhje.

Më 18 janar 2023, nga komunikimi që kishte pasur me M, ajo i kishte thënë se do largohej nga bashkëshorti dhe do shkonte me të.

Rreth orës 18:00, të kësaj dite Omeri shkoi në Konispol, me makinën e tij të markës “Toyota”, dhe e morri M. në afërsi të varrezave të Konispolit dhe u larguan në drejtim të Sarandës.

Në Sarandë qëndruan rreth 15 minuta tek shtëpia e tij dhe së bashku e M. u nisëm në drejtim të Tepelenës, ku qëndruan rreth një orë e gjysëm në një Hotel.

Në kohën që ishim në hotel M. komunikonte me familjarët të cilët i kërkonin të kthehej. Nga Tepelena u nisëm për në Sarandë, dhe mbritëm rreth orës 00:30, pa vajtur në Sarandë në afersi të Metoqit, M. zbret nga makina e Gentian Omerin, dhe shkon tek babai i cili e priste me një makinë të markës “Benc”, të cilit nuk e fiksova.

Pasi M. iku tek babai, Gentian Omeri, u nisi për në drejtim të Sarandës, dhe afër rreth rrotullimit të Gjashtës, një makinë e markës “Volsëagen Turam”, tentoi ta godiste. Ky automjet drejtohej nga Alfred Ndoj.

Ktheu makinën në afërsi të berber “Jorit” dhe u nis në drejtim të Urës së Gajdarit, pa vajtur te rreth rrotullim Urës së Gajdarit, e godet nga mbas makinës shtetasi Astrit Ndoj, me Bencin  e tij dhe makina ka bërë disa rrotullime dhe përfundoj në kanal.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej