U helmuan nga ushqimi në anije, ja ç’po ndodh me turistët polakë

Kanë lënë spitalin mëngjesin e sotëm turistët polakë, të cilët u helmuan një ditë më parë teksa ndodheshin në një anijë, në Sazan të Vlorës.

Bëhet fjalë për 70 turistë, pjesa më e madhe polakë.

AKU sakaq konfirmoi se është vendosur gjobë 6 milionë lekë për anijen në fjalë për “mosplotësim të kushteve për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit “ Gjithashtu deri në orën 03:00 të mëngjesit kanë qënë autoritetet duke bërë një ekspertizë tek anija në fjalë. Janë marr mostra të ushimit dhe janë dërguar në Tiranë. Pritet që përgjigja e tyre të zgjatë 3-4 ditë pasi do testohen për sarmonela dhe të gjitha shkaqet e tjera që mund të sjellin helmim.

Drejtoria e shëndetit publik nga ana tjetër ka marr mostra të feceve të fëmijëve dhe personave në bord të cilat po i analizon deri në një përfundim zyrtar për të përcaktuar nga ka ardhur helmimi. Priten informacione në vijim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej