U kap bashkë me Ramazan Rrajën, kush është Elton Llozhi që ishte në kërkim për kërcënimin e biznesmenit

Elton Llozhi që u shoqërua dje në polici pasi ishte me Ramazan Rrajën kur u arrestua, ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për kërcënimin me jetë të biznesmenit Eral Myftaraj.

39-vjeçari Llozhi i njohur edhe si Louis Konomi, së bashku me 3 të tjerë i kishin kërkuar biznesmenit që të tërhiqej nga gara për tenderin për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla që kapte vlerën 853 mijë euro

Më parë u arrestuan bashkëpunëtorët e tij që janë lënë në burg, Alger Alcani, 27 vjeç dhe Edmir Boçi, 37 vjeç. Ndërsa për të arrestuarin tjetër, Shaqir Alcanin, 62 vjeç, është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Ata akuzohen se kanë kërcënuar me jetë biznesmenin Eral Myftaraj, administrator i firmës “Almex greenwood” me qendër në Cërrik i cili fitoi tenderin publik në bashkinë e Tiranës.

Në dokumentin e Prokurimit Publik, në garë kanë marrë pjese tre kompani  “ALCANI sh.p.k, REDI PELLET sh.p.k dhe AL-MEXWOOD sh.p.k. Kompania fituese me ofertën me të ulët me vlere rreth 565€ është shpallur AL-MEXWOOD sh.p.k e Myftarajt.

Sipas policisë të arrestuarit kanë kërcënuar Eral Myftarjan se do ti vrisnin familjarët nëse nuk tërhiqej nga tenderi. Llozhi që konsiderohet si person i botës së krimit u vu vu në pranga në momentin e arrestimit të 30-vjeçari Ramazan Rrajës dje në Fushë-Krujë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej