U kap në flagrancë me shumën e majme në ‘Audi-n’ luksoz, ish- efektivi i RENEA-s shfaqet i qetë para gjykatës, dyshohet për lidhje me bandën e frikshme kriminale të…

Altin Morina, efektivi i RENEA-s ka dalë sot para GJykatës i cili është shfaqur i qetë para togave të zeza, ku do të njihet me masën e sigurisë pasi u kap në zonën e Kodrës së Diellit teksa po lëvizte me makinë luksoze ‘Audi’.

Brenda automjetit kishte 113 mijë euro, për të cilat ende nuk ka deklaruar se si i ka përfituar. Morina akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘mosdeklarim parash’.

Efektivi dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës.  Po ashtu ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Para disa ditësh është parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm. Vetëm 2 orë para se të arrestohej, efektivi i RENEA-s, Altin Morina dyshohet se ishte në Elbasan, ku ka dorëzuar shuma parash tek persona te skeduar. Burime bënë me dije se para se të prangosej është vëzhguar nga Forcat Operacionale se ndodhej në mjet me një zyrtar të lartë të një agjencie ligjzbatuese, identiteti i të cilit nuk bëhet publik nga hetuesit për shkak të sekretit hetimor dhe nuk dihet arsyeja pse efektivi nuk është ndaluar në momentin që ishte me të.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej