U ndanë pas 3 vitesh martesë, divorci i bujshëm i Behgjet Pacollit me Anna Oxa-n: Ajo i ktheu mbrapsht çdo dhuratë…

Një nga divorcet më të bujshme është edhe ai mes biznesmenit Behgjet Pacolli dhe këngëtares me origjinë shqiptare Ana Oxa. Lidhja e tyre nisi në vitin 1999 dhe përfundoi në 2002-in. Ishte një problem shëndetësor i këngëtares që i bëri bashkë, ku Pacolli i dërgoi dy mjekë që të kujdeseshin për të.

Për ndarjen e tyre, Pacolli fajësoi motrën e Anës, e cila sipas tij ishte xheloze për raportin. Ish-presidenti i Kosovës ka rrëfyer se Anna Oxa i kishte kthyer çdo dhuratë që ai i kishte bërë pas divorcit, duke e cilësuar një zonjë fisnike.

Këtë të Martë në “Opinion” në Tv Klan është folur pikërisht për këtë divorc.

-Ndarje e bujshme, ai në fakt ka thënë në “Opinion”, kishim një mospërputhje, flinte ditën dhe punonte natën, unë flija natën dhe punoja ditën. Kështuqë nuk takoheshim. Në librin e tij shkruan me shumë seriozitet për këtë.

Agim Baçi: Edhe mënyra se si iku ajo  duke i thënë se nuk kam nevojë për asgjë tënden. Momenti i ikjes së saj është i barasvlefshëm me gjestin e Pacollit kur i çoi asaj dy mjekë. Edhe ajo ia di.

-Kjo ka pasur një nga dasmat më të bujshme që është zhvilluar në Zvicër apo jo? Secili nga të ftuarit mori një pikturë të Ibrahim Kodrës dhuratë dhe ftesa ishte bërë nga ai.

Iva Tiço: Ka qenë ndër dasmat më të bujshme dhe mediatike, dhe një nga çiftet që bëri një bashkim shumë të bukur, po të kishin vazhduar bashkë do ishte një simbiozë shumë e bukur. Ishte një super çift, do ishin të dy të pandalshëm!

Helidon Haliti: Ky rasti i Kodrës është vërtet pikant, por më pëlqejnë shumë si çift të jem i sinqertë dhe më vjen mirë që Ana Oxës që këndonte në skenë gjithmonë zbathur, iu dha rasti të vishte këpucë në dasëm. Duhet patjetër të vishte diçka fantastike sepse donte patjetër të shkelte skenën, në pamundësi për të shkelur burrin e vet.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej