U shpall “non grata” nga Britania, Sali Berisha paralajmëron lëvizjen e menjëhershme: Do të bëj atë që…

Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur për hapat që do të ndërmarrë pas shpalljes “non grata” nga Britania e Madhe, deklaroi se do të veprojë ashtu siç do të këshillohet nga ekspertët ligjorë.

“Do të bëj atë që do të më këshillojnë ekspertët ligjorë. Ende nuk e di. Di këtë, që vendi më i përshtatshëm për të paditur për shpifje, në raport me masën e dënimit, është Mbretëria e Bashkuar. Di edhe që Britania e Madhe është anëtare e Këshillit të Europës. Unë kaq di, hapin e tretë nuk mund ta them pa u këshilluar. Por, përveç hapave ligjorë nuk kam çfarë hapash të tjerë të ndërmarr”, u shpreh Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej