Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi disa ditë më parë, ku një familje shqiptare ka humbur djalin 14-vjeçar.
14-vjeçari ishte duke lozur me biçkletë kur ka rënë dhe koka i është përplasur në një shkëmb, ku si pasojë e plagëve ka humbur jetën.
Familja shqiptare ceremoninë mortore e mbajti në vendlindje, ku edhe prehet djali i tyre i ndjerë. Mirëpo përpos tragjedisë që hasi kjo familje ato përballen dhe me një problem tjetër.
Pas ceremonisë mortore familja është nisur për në Greqi, vendi ku jetojnë e punojnë, por që nuk janë lejuar të kalojnë.
Kjo për shkak se nuk kishin rinovuar lejen e qëndrimit në Greqi, ku si duket për shkak të tragjedise nuk kanë mundur të merreshin dhe me letrat.