U vranë për muzikën/ Pasi e qëlloi me 3 plumba Metushin në Vaun e Dejës, autori kërcënoi pronarin

Teksa kanë kaluar 5 ditë nga vrasja e Agron Metushit alias Hasanaj në një lokal në zonën e Vaut të Dejës, autori i krimit të rëndë Alfons Palushani, ende nuk është kapur nga policia e Shkodrës.

Me shpresën e arrestimit të tij, policia ka kryer kërkime në disa banesë, por dyshimet janë se mund të jetë larguar në Angli, vendi nga kishte ardhur për pushime në Shqipëri.

Burimet kanë bërë të ditur se gjatë hetimeve rezulton se ndryshe nga sa është raportuar më parë viktima dhe autori, nuk janë konfliktuar për alkool por për muzikën live, duke u përplasur edhe fizikisht në ambientet e lokalit.

Autori ka shkuar në ambientet e lokalit rreth orës 02:00 të mesnatës nën shoqërinë e dy personave të tjerë, ku ka kërkuar hapjen e muzikës live.

Por Agron Metushi, që ndodhej në zonën e banakut, ka kundërshtuar çka ka shkaktuar edhe konflikt mes tyre. Alfons Palushani, është larguar nga lokali, dhe 5 minuta pas tij ka dalë dhe Agron Metushi.
Teksa ky i fundit ka shkuar në makinën që e kishte parkuar ngjitur me lokalin, janë dëgjuar tre krisma arme. Në dosjen e prokurorisë rezulton se Pronari i lokalit Rrok Palushi, ka treguar se doli me shpejtësi për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe kush qëlloi.

Ndërsa dëshmimtarët kanë treguar se Alfons Palushani është parë me një armë zjarri automatik në dorë. Madje a ii është drejtuar edhe Palushit me fjalët “…largohu se të vras edhe ty e më tej është larguar. Policia e Shkodrës ka marë në pyetje dhe 10 persona të tjerë për sqarimin e dinamikës së kësaj ngjarje, të cilët kanë pohuar se viktima dhe autori i krimit natën e krimit, nuk kanë qënë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Tashmë policia ka përqëndruar kërkimet për arrestimin e Alfons Palushanit, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej