Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, u ka bërë thirrje konsumatorëve që të shkarkojnë aplikacionin “E-KRUP” në ISO dhe Android.
Por thirrja për të ecur me zhvillimet teknologjike është bërë në një formë që në ditët e sotme nuk është e zakonshme.
Ajo është shkruar me dorë në një letër, me shkronja të shkrimit e me laps kimik dhe thirrja si fotografi është shpërndarë në faqen e KRU “Prishtina” në Facebook.
“Konsumatorë të nderuar! Faleminderit për pagesa të faturave të ujit! Ju lutemi, pa humbur kohë, shkarkoni aplikacionin e-KRUP në ISO dhe Android!
Nxitoni! Mundësi të panumërta, afër, lehtë dhe shpejt! Me nderime, KRU ‘Prishtina’”, thuhet në thirrjen e tyre.