“Ulsi Manja më tha do të bëjmë çmos që ta lirojmë djalin”, ministri i i Drejtësisë reagon pas deklaratës së bashkëshortit të pastrueses që grabiti milionat

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas deklaratës së bashkëshortit të pastrueses, Rozeta Dobi.

Spartak Dobi një ditë më parë ka reaguar për ngjarjen ku është e përfshirë bashkëshortja dhe djali i tij dhe ndër të tjera ka përmendur edhe emrin e Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

“Sot kam qëndruar gjithë ditën me ministrin e drejtësisë. I kam treguar për ngjarjen e më tha do të bëjmë çmos që djalin ta lirojmë por gruan jo. I thashë gruan çojeni më tej Stambollit. Djali nuk ka faj, e ka mësuar e ëma. I kishim në rregull të gjithë gjërat. Djali shkonte punonte natën”, është shprehur Spartak Dobi.

Sakaq, Manja shkruan se Spartak Dobi e ka shpikur takimin që ai pretendon se kanë pasur bashkë.

” Mbrëmjen e djeshme u njoha me një intervistë të dhënë nga bashkëshorti dhe babai i dy të akuzuarve për vjedhjen e një shume parash në Tiranë.

Kushdo që do ta shihte atë intervistë do e kuptonte lehtësisht gjendjen e rënduar të personit të intervistuar.

Dua të besoj se ishte pikërisht kjo gjendje e rënduar arsyeja që e ka shtyrë zotin Dobi të shpikë edhe takimin me mua, apo dialogun imagjinar që paskemi patur me njëri-tjetrin. Por teksa gjendja psikologjike e një pensionisti që vuan arrestimin e djalit dhe gruas mund të kuptohet, është e pajustifikueshme përdorimi që i bëhet këtij personi nga media për qëllime kryekëput politike.

E vërteta është se unë kurrë nuk jam takuar me Spartak Dobin. Madje as nuk e njoh këtë person, as familjarët e tij. Sikurse unë kurrë nuk kam punuar në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht pretendimeve të personit në fjalë.

Si Ministër i Drejtësisë, unë mbështes plotësisht hetimet e organeve përgjegjëse dhe inkurajoj zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e fajtorëve”, shkruan Manja.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej