Vazhdon skandali me evazionin fiskal! E vdekura qarkulloi 5,5 mln euro, iu falsifikua firma pesë herë rresht

Thellohet skandali me evazionin fiskal! Syri Tv ka zbuluar se në kompanitë fantazmë, personat e përfshirë kanë përdorur emrin dhe firmën e një personi të vdekur, të identifikuar si Gjyste Serrmit edhe pasi ajo kishte vdekur. E ndjera i ka dhënë lamtumirën familjes dhe të afërmve të saj, por zyrtarisht duhej ende gjallë për të firmosur disa ‘punë’ të pambaruara.

Janë të paktën 5 episode që është përdorur firma e Gjyste Serrmit pas vdekjes, për të plotësuar pranë Drejtorisë së Tatimeve dokumentacionin e evazionit të kompanisë Elvis 03 që deri në atë kohë kishte qarkulluar të paktën 5. 5 milionë euro, e në të pesta këto dokumente edhe me sy të lirë dallohet që firma është e ndryshme në çdo rast.

Pasi kishte kryer shit-blerje në vlerën 5. 5 milionë euro, Dashamir Ymeri, pronar i disa kompanive i shet kompaninë Gjyste Serrmit në vitin 2017, kur e moshuara ishte në prag të vdekjes. Por, Dashamir Ymeri kishte lënë pa plotësuar dokumentet e shitjeve të vitit 2015, që shkonin rreth 3 milionë euro.

Këtu nis edhe falsifikimi i firmës së të ndjerës. Më 7 korrik, teksa Gjyste Serrmi ishte në gjendje të rëndë, ndodh falsifikimi i parë, ku Vjollca Ymeri paraqitet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit me një dokument të firmosur nga Serrmi dhe kërkon që kompania të bëhet aktive.

10 ditë pas vdekjes së Gjyste Serrmi është episodi i dytë. Më 27 korrik pranë tatimeve dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit shkon Dashamir Ymeri, e me një tjetër autorizim të firmosur nga e ndjera, kërkon ndryshimin e emrit të kompanisë nga Elvisi 03 në Elvis 03 SHPK. Dhe vetëm një ditë më pas dorëzon pasqyrat financiare të prapambetura të vitit 2015, kohë kur kishte kryer transaksioni në afro 3 milionë euro. Për vonesën, kompania e drejtuar tashmë nga Gjyte Serrmi gjobitet me 15 mijë lekë.

Pasi dosja ishte kopsitur, kryhet edhe veprimi i pestë duke përdorur identietin e Gjyste Serrmit, 6 muaj pas vdekjes. Në shtator të vitit 2017, Merita Hajdari paraqet një tjetër dokument të falsifikuar me firmën e Sermit dhe kërkon që kompania të pezullohet. QKB e pranon si të mirëqenë.

Skandali thellohet edhe më tej, pasi jo vetëm Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit që ligjëruan transaksionet 5. 5 milionë euro për llogari të kompanisë së një personi që kishte vdekur, por kundër të ndjerës janë dhënë edhe dy vendime gjykate.

Më 24 Maj, rreth dy vite pas vdekjes Gjykata Administrative e Tiranës nxjerr një Urdhër Ekzekutimi në dëm të Gjyste Serrmit, për të mos e lejuar atë që të ndryshonte kapitalet, e kjo për shkak të një gjobe të pashlyer të kompanisë, në kohën që zotërohej nga Dashamir Ymeri. E pak kohë më pas një tjetër vendim e jep edhe Gjykata e Lezhës. Dy kompani përmbarimore kryejnë zbatimin e vendimit ndaj Gjyste Serrmit, por pa konstatuar se ajo nuk ishte në krye të Elvis 03 por në varrezat e Shkodrës.

Si nisi skandali me evazionin fiskal?

Ishtek ryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ajo që denoncoi 24 kompani të cilat sipas saj kanë kryer miliona euro evazion fiskal përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej