Velipoja nën pushtetin e “të fortëve”, merr fund propaganda e bashkisë

Merr fund propaganda e bashkise se Shkodres me hapesirat publike ne plazhin e Velipojes. Tabelat e saj te vendosura pergjate vijes bregdetare jane zhdukur dhe plazhi eshte teresisht nen pushtetin e te forteve te privatit qe kane zaptuar cdo pellembe te reres. Denoncimi ka mberritur ne redaksine e shkodranews nga pushuesit qe kane zgjedhur te pushojne ne kete vije bregdetare.


“Ju pershendes, ju lutem bejeni publik kete denoncim pasi kjo qe po perjetojme eshte skandaloze dhe qe po na rrezikon te na i ktheje pushimet ne arene lufte. Jam ne plazh prej disa ditesh me femijet dhe prinderit, e ndersa kemi vendosur te marrim çadren tone duke mos preferuar shezllonet, jemi perballur me mungesen e hapesirave publike. Tabelat qe ka vendosur bashkia cuditerisht jane zhdukur dhe askush nuk ben ze per kete. Askund privati qe administron plazhin nuk lejon qendrimin tone, madje as te kalojme ne keto hapesira e jo me te vendosim çadra.

Madje kemi patur dy konflikte me dy prej tyre sa shkoi situata deri ne perleshje. Si mundet te jete normale kjo gje kur ne kemi ardhur per pushime, e jo per te luftuar per nje hapesire ku te vendosim cadren. Nuk dua te paguaj 10 mije leke per shezllon e te shpenzoj para te kota, kur kam hapesiren publike, kjo eshte absurde per situaten qe kalojme. Po na kapen pushimet sikur te jemi ne ishujt me te shtrenjte te botes e jo ne Velipoje”. Ky denoncim perforcohet edhe me shume kur ne terren vete policia nuk nderhyn ndersa nga monitorimi ajror, shihet qarte se si plazhi i gjithi eshte zaptuar nga shezllonet.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej