Vëllai i tij u shoqërua në polici për kanosje me armë dhe blerje votash, justifikohet Safet Gjici: Po kontrollonim territorin

Kryebashkiaku i Kukësit dhe njëherësh kandidat i PS në zgjedhjet e 14 majit, Safet Gjici ka reaguar pas skandalit në Kukës, ku dy banorë kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllanë e tij për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit.

Gjici tha se personat që kanë qenë me makinë nuk kanë blerë vota, por duke kontrolluar territorin. Kjo sepse sipas tij, partia e “Non Gratave” po blen vota.

Video kishte pamje që njerëzit tonë dalin në terren për të kontrolluar furgonin e bandës që blejnë vota ditë për diell, janë turrë si hiena në çdo njësi administrative vetëm për të blerë vota dhe për të bërë presione, video tregohet qartë që s’ka as armë as para. Ne jemi në kontroll, kontrollojmë territorin nga bandat dhe furgoni i bandave që i ka rreth kandidati i Non Gratave. Të bllokohen të gjitha makinat me targa të huaja dhe me xhama të zeza që lëvizin në territor. Kemi prova dhe video dhe do i çojmë në organet ligjzbatuese”, tha Gjici.

Pas kësaj ngjarjeje, janë shoqëruar në Polici 4 persona, mes tyre edhe vëllai i Safet Gjicit, Lavdrim Gjicit. Policia tha se iu ka bërë kontroll makinës së të shoqëruarve, por s’u gjetën sende të paligjshme që ka të bëjë më shitblerje votash dhe armë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej