Vihen në pranga 2 shtetas në Shkodër

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poker 4”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit.

Goditet një rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali.

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 9 të tjerë.

Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në një lokal zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e lojrave të fatit, menjëherë u organizua puna dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Poker 4”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Z., 32 vjeç, banues në lagjen “Ajasem”, Shkodër, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

A. P., 54 vjeç, banues në lagjen “Perash”, Shkodër, pë veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: G. L., 60 vjeç, I. O., 31 vjeç, E. V., 39 vjeç, M. A., 58 vjeç, A. K., 42 vjeç, B. T., 32 vjeç, B. T., 65 vjeç, B. N., 37 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit me administrator shtetasin E. Z., në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, janë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, duke luajtur lojëra të paligjshme, në një tavolinë pokeri, kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, 5 palë letra bixhozi dhe 2 aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej