Vijon izolimi i Sali Berishës, Parlamenti Europian apel vendeve anëtare: Adaptoni masat amerikane, ndëshkoni të korruptuarit!

Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë që i kërkon vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit që të adaptojnë masat amerikane kundër korrupsionit.
Në rezolutën e Parlamentit Europian të datës 19 maj 2022 mbi Raportin e Komisionit për vitin 2021, në pikën 41 të rezolutës, PE thekson se Ballkani dhe vendet anëtare duhet të sanksionojnë personat dhe subjektet që janë të përfshirë në afera të rënda krimi dhe korrupsioni.

“Parlamenti Europian mirëpret angazhimin konstruktiv të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, duke e përqendruar fokusin e saj në luftën kundër korrupsionit; nënvizon në këtë kontekst, urdhrin ekzekutiv Presidentit Joe Biden që sanksionon personat që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, si dhe veprimin e SHBA-së që synon dënimin e individëve dhe subjekteve për aktet e tyre të mëdha të korrupsionit”, thuhet në rezolutë.

Kjo rezolutë mbi Raportin e Komisionit Europian në 2021 ka si pikënisje goditjen që SHBA i dha Sali Berishës.
Ish kryeministrit Berisha dhe familjarëve të tij iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara më 19 Maj 2021.

Lajmi u dha nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili përmes një postimi në Twitter tha se ky vendim u mor nga Uashingtoni zyrtar “për akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri”.

“Sot po lajmëroj përcaktimin publik të Sali Berishës, një ish-presidenti, ish-kryeministri dhe ish-deputeti në Shqipëri, për shkak të përfshirjes së tij të konsiderueshme në korrupsion. Në kapacitetin e tij zyrtar si kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha u përfshi në akte korruptive, si keqpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja me proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitime vetjake dhe pasurimin e aleatëve të tij politik dhe të anëtarëve të familjes në shpërdorim të besimit të publikut shqiptar ndaj institucioneve qeveritare dhe zyrtarëve publikë,” thuhej në deklaratën e DASH.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej