“Vizatimi i Joker-it që ai bëri në fytyrë ka një mesazh”, Meridian Ramçaj zbulon disa të pathëna nga jeta e Luiz Ejllit

Ish-banori i Big Brother Vip Albania Meridian Ramçaj në një intervistë për FitStation në News24 foli për miqësinë prej disa vitesh me këngëtarin Luiz Ejlli.

Ai ndër të tjera zbuloi për moderatoren Çenkuela Hasa më shumë për jetën e konkurrentit më të diskutuar të momentit në BBV.

“Luizi është një djalë me karakter shumë të fortë. Nuk e di nëse ai do donte që unë ta thosha këtë, por ai ka punuar që 11 vjeç për të siguruar jetën e vet pasi dhe familjarët i ka pasur jashtë. Ai nuk do që të tjerët ta gjykojnë apo mëshirojnë për ato që ka kaluar por për atë që po jep. Vizatimi i Joker-it që ai bëri në fytyrë ka një mesazh shumë domethënës për Luizin, që ai ka një breng të madhe brenda vetes por nuk e shfaq asnjëherë që të tjerët ta kuptojnë prandaj dhe vetëm qesh gjatë gjithë kohës”, tha Meridiani.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej