Vodhën 250 litra karburant në firmën ku punonin, arrestohen dy persona në Tiranë

Rritja galopante e çmimeve të karburanteve ka sjellë pasoja edhe në rritjen e kriminalitetit. Kështu, kriza e çmimeve të karburanteve ka “detyruar” dy punonjës  të vjedhin 250 litra karburant nga firma ku punonin. Në pranga kanë rënë A. K., 46 vjeç dhe M. V., 39 vjeç, të cilët ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej