Vodhi 20 milionë lekë në katër shtëpi në Tiranë, arrestohet autori 32 vjeçar, Policia në kërkim të bashkëpunëtorëve

Një 32 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, i akuzuar për vjedhjen e katër shtëpive përgjatë vitit 2022. Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë vjedhur më shume se 20 milionë lekë të vjetra dhe bizhuteri.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1., organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Houses”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– S. T., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. 32-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë (punohet për identifikimin e tyre), gjatë vitit 2022, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në disa banesa, në Tiranë, konkretisht:  

  • Më datë 27.10.2022, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se ka vjedhur në një banesë, 30 000 lekë të rinj dhe disa bizhuteri;  
  • Më datë 30.10.2022, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases Sh. M., një shumë parash, dy ora dore dhe dy aparate celulare;   
  • Më datë 16.11.2022, në rrugën “Abraham Linkoln”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit M. M., 15 000 euro, 150 000 lekë të rinj dhe bizhuteri; 
  • Më datë 27.12.2022, në rrugën “Marie Kraja”, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit R. F., një shumë parash dhe disa bizhuteri.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia e Tiranës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej