Vokshi zbulon planin pas protestës së 7 korrikut: Është krijuar një front që do…

Deputetja e PD Albana Vokshi ka treguar se çfarë planifikojnë demokratët të bëjnë pas protestës së mbajtur më 7 korrik.

Ajo ka shpjeguar se hapat e radhës do të përcaktohen nga fronti për shpëtimin e Shqipërisë, pasi sipas saj tashmë protestat duhet të shtrihen në mbarë vendin.

“Të gjitha jemi të vetëdijshëm që nuk mjaftojnë vetëm strukturat e PD për të reaguar, duhet reagim qytetar. Kjo protestë ishte kombëtare dhe doli përtej strukturave të PD. Kishte qytetarë të lirë që nuk kishin frikë të protestonin edhe pas shantazheve e presionit të administratës së Ramës.

Është krijuar tashmë një front për shpëtimin e Shqipërisë me pjesëmarrjen e shumë aktorëve të shoqërisë cilive, palëve të interesit, shoqatave të profesionistëve të lirë që janë ndër qytetarët që rëndohen më shumë me politikat e qeverisë së Ramës e taksimit. Ka parti të tjera gjithashtu, është krijuar pra një front që shumë shpejt do të bisedojë për hapat e radhës, lëvizje të mos bindjes civile, kalendar protestash, sepse protesta do të duhet të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë, në çdo rrugë e lagje.

Ky front përtej drejtuesve të PD do të përcaktojë kalendarin. Nuk ka kthim pas. Deri në shkundjen e qeverisë për të respektuar të drejtat e liritë e qytetarëve por nëse nuk reagon…E keni parë që ka reaguar këto ditë, për katër ditë kanë ndryshuar 4 herë çmimet e naftës. Një ditë para protestës, nxori dy ministre për të njoftuar rritjen e pagës. megjithëse qesharake… Protesta është gjithmonë e suksesshme nëse jemi bashkë dhe nuk shfrytëzohet për kapital politik por për të mbrojtur e respektuar liritë e të drejtat e qytetarëve” tha Vokshi në “Kjo Javë”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej