‘Votimi në Kuvend’/ Salianji: Nuk do të votoj për zgjedhjen e Presidentit

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka folur për mediat para seancës parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ku ka treguar vendimin e tij për të mos votuar në këtë proces.

Sipas Salianjit, opozita nuk përfitoi asgjë, pasi Rama nuk lëshon asgjë dhe se presidentin e nxori nga zarfi.

Salianji: Që nga nisja e këtij procesi, kam qenë kundër uljes me Edi Ramën. Është padiskutim për të ardhur keq që ka përfaqësues të PD-së që nga padijenia politike, ulen dhe krijojnë perceptime sikur PD po merr pjesë në proces.

Nuk kemi fituar asgjë nga ky proces, Edi Rama nuk lëshon asgjë. E nxorri Presidentin nga zarfat e tij. Jam këtu për të respektuar institucionet. Unë nuk do të marrë pjesë në votim. Nuk jam për bojkot, por s’do marr pjesë në votim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej