“Vrasje me klering”, Artan Hoxha zbardh detajet për masakrën e Fushë-Krujës: Dyshohet se ishin 5 autorë, kjo është strofulla e mafies në Lezhë!

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur disa detaje nga atentati i djeshëm me tre viktima, te mbikalimi i Fushë Krujës.

Hoxha tha në “Abc live” se tashmë organizatat kriminale janë duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën, duke bashkuar burimet financiare, ato njerëzore dhe logjistikën, gjë që i bën mjaft të rrezikshme për shoqërinë.

Gazetari theksoi se dyshohet se kanë qenë të përfshirë 5 autorë.

“Kjo ngjarje në fakt është vijim i disa ngjarjeve të mëparshme. Kemi bërë shpesh apel në këtë studio, sidomos për qarkun e Lezhës dhe zonën e Fushë Krujës duke thënë se situata atje është në pikën e vlimit dhe pritet të shpërthejë. Gjatë këtyre viteve ka patur ngjarje ku herë është goditur njëra palë dhe më herë pala tjetër.

Unë më parë i quaja banda këto grupe, por tashmë janë kthyer në grupe kriminale të mirëstrukturuara. Grupet kriminale janë futur në aleanca me njëri-tjetrin duke bashkuar financat, burimet njerëzore dhe logjistikën duke u fuqizuar ndjeshëm. Kjo i bën ata një rrezik permanent për banorët e zonës. Për fat të mirë, deri më tani kanë goditur njeri-tjetrin dhe jo qytetarët”, tha Hoxha.

Gazetari u shpreh se këto grupe përdorin kallashnikovin për ekzekutimet pasi nuk të lë mundësi veprimi. Ai e cilësoi vrasje me pagesë ekzekutimin e tre të rinjve ndërsa u shpreh se tani mënyra e vrasjeve po bëhet me “klering”.

Kjo do të thotë se hetimet vështirësohen pasi policia mund të arrijë deri te personi që ka marrë porosinë, por jo te ai që e ka porositur.

“Kallashnikovi nuk të lë mundësi veprimi, prandaj këto grupe përdorin kallashnikovin, kjo është një vrasje e kryer me pagesë. Organizatorët janë tjetër gjë, porositësit tjetër, po përdoret shpesh mënyra e vrasjeve me klering. Ne dhe struktura jonë të zgjidh një hall që ti ke në zonën e Fierit apo Vlorës, dhe kur kemi ne nevojë të  kryejmë një vrasje në zonën e Lezhës apo të Laçit na vijnë këta qitësat nga jugu dhe kryejnë punën. Kjo bëhet që të priten fijet. Pra ti shkon te ai që ka marrë porosinë, jo te porositësi. I quaj klering në rastin kur bëhet atentat për atentat, ose atentat kundrejt pagesës.”, tha Hoxha.

Hoxha deklaroi se në Lezhë ekziston një resort që shërben si strofull për grupet kriminale ku policia nuk ka ndërhyrë asnjëherë për ta pastruar atë, por vetëm kontrolle rutinë.  Ai theksoi se tashmë grupet kriminale kanë nisur vrasjet me klering duke shpjeguar edhe mënyrën e funksionimit të kësaj skeme.

“Është një resort ku policia ka hyrë me dhjetëra herë. Kapin ndonjë vajzë me pistoletë. Nuk është arritur asnjëherë që ajo bazë operacionale e këtyre njerëzve të pastrohet. Ata kanë përdorur kallashnikov sepse ai nuk të lë mundësi reagimi.”, deklaroi ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej