Vrau shqiptarin, habit autori: Dëgjoj zëra, dua të flas me një ekzorcist

Zbardhen detaje rreth vrasjes së shqiptarit Alfond Kola, i cili mbeti i vrarë me thikë pasditen e 31 Majit, jashtë një lokali në Calcinatello të Brescia-s në Itali.

Autori, shqiptari Petrit Gega mësohet se ka thënë: “Dëgjoj zëra, shoh djallin. Dua të flas me një ekzorcist”.

Këto janë disa prej deklaratave që raporton Giornale di Brescia dhe që i përkasin Gegës, 52-vjeçarit shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit Alfons Kola.

Gega u ndalua nga karabinierët rreth 1 orë pas krimit.

Ishin kamerat e shumta të sigurisë në zonë që e identifikuan. Kamerat filmuan po ashtu momentin e sherrit fillimisht me fjalë e më pas goditjen disa herë të 33-vjeçarit me një thikë kuzhine.

Kola gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Brescia-s ku u transportua me helikopter në gjendje të rëndë. Kola dhe Gega ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës, fqinj me njëri-tjetrin. Pikërisht njohja e tyre e hershme, bën që hetuesit italianë të mos përjashtojnë mundësinë se krimi mund të ketë ardhur edhe për shkak të mërive të vjetra.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej