Vrau të atin me tritol në Vlorë, 23-vjeçari mbyll gojën para gjykatës

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 23-vjeçarin Mato Glluçaj, i cili vrau babanë e tij në Selenicë duke i vendosur tritol në bombolën e gazit.

Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura. Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë për një masë më të ashpër sigurie pasi sipas tyre provat janë evidente. Si në polici dhe në gjykatë deri më tani ai s’ka treguar se ku i ka gjetur municionet e gjetura në banesë. Prokuroria ka pranuar kërkesën për “arrest me burg” dhe më pas i riu është transportuar drejt paraburgimit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej