“Vr*sje e paralajmëruar”, Arsen Muskurti kishte kërcënuar vëllanë dhe kunatën

Familjarë të viktimave Dritan dhe Nora Muskurti jashtë kamerave e kanë konsideruar vrasjen e dyfishtë si të paralajmëruar që nuk është parandaluar nga policia.

Ata thanë se ditën e premte, katër ditë para vrasjes autori Arsen Muskurti ka shkuar brenda agjencisë të udhëtimit dhe ka kërcënuar me armën të cilën e kishte me leje kunatën Nora Muskurti. Pasi ka dal nga ambientet e biznesit, çifti i bashkëshorteve janë paraqitur në polici dhe kanë kallëzuar kërcënimin e marrë prej 38-vjeçarit.

Familjarët e viktimave pohuan se paraqitën si prova kamerat e biznesit ku është filmuar e gjithë skena e kërcënimit. Po ashtu, familjarët shprehen se pavarësisht kallëzimit, policia nuk reagoi për të arrestuar Arsen Muskurtin, i cili pasditen e së martës kreu vrasjen e dyfishtë.

Gjykata dha sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Arsen Muskurtin, ndërsa ai nuk ka treguar shenja pendese.

Avokati i tij deklaroi sot në gjykatë se klienti i tij e kishte armën me leje dhe se ka bërë 7 kallëzime ndaj kunatës dhe vëllait të tij. Sipas avokatit, Suad Idrizi, autori  vetëdorëzuar ditën e ngjarjes dhe nuk ka tentuar të largohet.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej