Vuçiç e thotë hapur: Shqipërisë i fikim zjarret dhe i marrim qymyr

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në samitin e Ballkanit të Hapur deklaroi se takimet e nismës rajonale janë më të rëndësishme se ato në Bruksel.

Sipas tij, këtu “ndahet buka” mes fqinjëve dhe problemet kryesore.

“Ka gjithmonë njerëz që do të gjejnë një gabim diku. Dikush që pati problem pse Xhokovic ishte për darkë dje. A ju kujtohet, kur 7 vite më parë Rama erdhi në Beograd dhe unë në Tiranë. Ai më foli për Kosovën dhe unë i fola për Kosovën.

Tani ne i kuptojmë dallimet tona. Por shohim interes shumë të madh bashkëpunimi. Objektivat tona duhet të jenë, paqja dhe stabiliteti i vendeve tona. Unë nuk mund të merrem me “më the, të thash”. Duhet të arrijmë rezultate.

Dhe tjetra sa vite priti Shkupi dhe Tirana për hapjen e negociatave? Ky është takimi me fqinjët tanë, që ndajmë bukën.

Flasim për helikopterët që mund të mbarin 5 mijë kg ujë për të shuar zjarret, Shqipëri apo Mal të Zi. Duhet të shikojmë trenat për të importuar qymyr” tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej