“Xhamia e Plumbit shndërrohet në kantier ndërtimi”, nis rikonstruktimi me fonde nga Erdogan

Besimtarët myslimanë kanë bërë faljen e fundit ditën e djeshme në xhaminë e Plumbit në Shkodër, pasi objekti i kultit do t’i nënshtrohet rikonstruksionit.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i qeverisë Edi Rama, i cili e cilësoi atë si një nga objektet më origjinale të arkitekturës islame në botë.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se pas faljes së fundit mbrëmë në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, u hap kantieri më i ri në fushën e trashëgimisë kulturore, për një nga objektet pa asnjë ekzagjerim më origjinale të arkitekturës islame në botë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Restaurimi i xhamisë së Plumbit do të bëhet nga Turqia, pas një marrëveshje me qeverinë shqiptare, gjatë vizitës së Ramës në Ankara më 6 janar të 2021. Sidoqoftë, për shkak të vlerës që objekti ka, do të ruhen elementët origjinal.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej