Yuri Kim nëse beson në misionin e USHTRISË, monitoro kallëzimin e shtetasit R.S. në SPAK

Teksa kam filluar të dal në mëngjes për vrap, një shok i imi i fëmijërisë në bluzë të zezë ka printuar Elon Musk me mbishkrimin RISKING IT ALL dhe po kthehet nga stërvitja të cilën e bën shumë herët.

Ka humbur rreth 30 kg peshë dhe tani po i jep dorën e fundit para se të fillojë të ndërtojë muskuj. Ka jetuar disa vite në Tiranë por ka 2 muaj që për probleme familjare i duhet të jetë në Shkodër. Për momentin banon tek një hotel në qendër të Shkodrës. E pyeta me detaje mbi një histori shokuese që i ka ndodhur para 3 ditëve. Në fillim e ëma ka bërë padrejtësi ndaj të atit dhe djalit, më pas i ati ka bërë padrejtësi ndaj të emës dhe përsëri kundra djalit, e i ndodhur në pozicion të vështirë dhe delikat i është drejtuar policisë si palë asnjanëse për të kërkuar ndihmë për një konflikt me motive pronësie.

Policia jo vetëm që nuk e ka ndihmuar por e ka futur në izolim si të ishte kriminel dhe më pas Shefi i Krimeve Pëllumb Shpati e ka goditur me grusht duke i thënë babai bën ligjin në shtëpi mor injorant, ndërkohë që i ati bërtiste bjeri më fort qenit.

Ngjarja ka ndodhur në hyrjen kryesore të Drejtorisë së Policise Shkodër në prani të 6 punonjësve të policisë dhe të 3 (tre) kamerave të sigurisë Yuri Kim.

Ka shkuar për të denoncuar dhe e ka goditur Shefi i Krimeve me grusht Yuri Kim.
Pabesisht, shtazërisht, policët e tjerë i kanë thënë “he mo jurist i zoti a don ma”, Yuri Kim.
SHÇBA i ka thënë mos u merr me Pëllumbin se është i rrezikshëm Yuri Kim.
Shefi i krimeve që ne e paguajmë për të na siguruar jetën qenka i rrezikshëm Yuri Kim. Policët e tjerë e kanë frikë se sillet si bajraktar Yuri Kim.

Pellumb Shpati është një fshatar, i paburrë, pijanec që partia i ka dhënë armë dhe e ka bërë më të madhin e policëve Yuri Kim.
2000 euro bën në tregun e zi një armë e mirë Yuri Kim, në Shkodër gjen dhe më lirë Yuri Kim.

Ka telefonuar 0800 90 90 dhe askush nuk i përgjigjur në telefon Yuri Kim.
Ka bërë kallëzim në SPAK per shpërdorim detyre dhe po pret drejtësi Yuri Kim.

Edhe un, edhe ti Yuri Kim, edhe ai e dimë se SPAK nuk do të veprojë nëse dikush më i fortë nuk e detyron të bëjë punën për të cilën paguhet.

Ka mbaruar studimet për ekonomik por di përmendësh Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, Civilin dhe të Familjes Yuri Kim.
I ka mësuar nga halli se i kanë bërë padrejtësi prindërit, gjykatësit, prokurorët e deri dhe avokatët që ka paguar me lek Yuri Kim.

Ai po rrezikon çdo gjë Yuri Kim. Pëllumb pijaneci dhe policët e tjerë i kanë cënuar rëndë dinjitetin Yuri Kim. Ushtarakët e dinë si përfundojnë histori të tilla Yuri Kim.

Monitoro kallëzimin penal të shtetasit R.S. në SPAK, Yuri Kim. Nëse beson në misionin e ushtrisë, monitoro kallëzimin penal të shtetasit R.S. në SPAK, Yuri Kim.

Ky djalë ka besuar në këto institucione që ju po thoni se po ndërtoni, ka besuar tek fuqia e Shteteve te Bashkuara por më tepër beson tek forca e tij Yuri Kim.

I kanë mohur drejtësinë Yuri Kim. Ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet Yuri Kim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej