Zbardhen detaje nga plagosja e ish-kreu të PD në Peqin: Ngjarja pa prapavijë politike, lidhet me punën e bashkëshortes

Dalin detaje të reja për plagosjen me armë zjarri të ndodhur këtë të mërkurë në Peqin.

Gazetari Fatos Salliu raporton se i plagosuri, 55-vjeçari Diell Çela është ish-kreu i PD për Peqinin në 2016-n dhe se është kërcënuar me jetë edhe në Shkurt të atij viti.

Megjithatë, duke cituar drejtorin e Policisë Elbasan, Ilir Proda, gazetari thotë se ngjarja nuk ka prapavijë politike, por ka lidhje me detyrën e bashkëshortes së Çelës si drejtoreshë e spitalit të Peqinit.

Gjithnjë sipas burimeve të gazetarit, bashkëshortja e të plagosurit mësohet se ka larguar nga puna gruan e autorit të dyshuar, Sokol Dehima dhe për këtë arsye kanë lindur konfliktet.

Çela shkoi vetë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej