Zbardhet dëshmia e re që tregon pse u vra Visart Cengu, ja çmimi marramendës për tre birra që ‘Kobra’ iu kërkoi të rinjve

31-vjeçari nga Kukësi Visart Cengu u vra për një birrë. Kjo dyshohet se ka qenë shkaku i nisjes së sherrit, sipas dëshmisë së njërit prej dy personave që ishin në tavolinë, shokët e të riut që ndërroi jetë pas plumbave që zbrazi pronari i lokalit “Kobra” Dibran Hoxhaj.

E ndërsa Cengu ndërroi jetë, Rufgan Shehu mbeti i plagosur dhe ndodhet te spitali i Traumës, personi i tretë Arben Basha arriti që të shpëtonte pa pasoja, pasi nuk e kapën plumbat.

Një familjar i dy të rinjve që mbijetuan nga plumbat e “Kobrës” tregoi për “5pyetjet” të gjithë kronologjinë e ngjarjes së rëndë, bazuar te rrëfimi i djemve.

Shkak është bërë një faturë, jo 400 Euro për darkën, por për tre birra që konsumuan të rinjtë që po ktheheshin për në shtëpi. Debati agravoi duke shkuar te përplasja fizike dhe në fund “Kobra” i ndoqi deri te parkingu dhe i qëlloi në makinë.

“Janë zënë për një faturë 100 Euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai “Kobra” doli pabesisht dhe i qëlloi. Ata nuk kanë qëndruar në lokalin “Kobra” për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë një birrë.

E pimë, s’e pimë ndonjë birrë, kot këmbëngulën. Qëndruan vetëm 5 minuta. Janë ngatërruar për faturën në fund. Janë zënë brenda dhe dolën për të ikur. Më pas ai (Kobra) i qëlloi pabesisht në momentin që po iknin.

Përplasja ishte me personelin më pas “Kobra” i qëlloi te parkingu kur po iknin. Mbyllën dyert e makinës dhe tentuan të iknin, ai i ndoqi dhe i qëlloi. Nuk kanë pasur asnjë konflikt tjetër” tha familjari i dy personave që arritën që të shpëtonin.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej