Zbulohen fotot/ “Gomari” i Kamzës aktivizon të vëllanë për blerje votash, pazare me njerëzit e kandidatit të Alibeajt

Rakip Suli ose siç njihet tani si “Gomari” i Kamzës është hedhur në sulm për të blerë vota dhe për të bërë pazare me qëllim shmangien e disfatës në Kamëz. Edhe pse Rama e etiketoi si një gomar që punon, në fakt Kipja në 2019 e mori pa garë bashkinë dhe tani ka filluar të trembet. Përballë tij kandidatët janë Arjan Hoxha i “Bashkë Fitojmë” dhe Bilbil Bajraktari i Alibeajt.

Por “Pamfleti” ka siguruar një foto, që tregon se si Kipja po tenton pazare me njerëzit e kandidatit të Alibeajt. Në foto që shihni më sipër, përballë është vëllai i Rakip Sulit, në të majtë djali i xhaxhait të biznesmenit Shkëlqim Kupa, Zaim Kupa, që njëkohësisht është edhe pjese e shtabit të Bilbil Bajraktarit. Pra fakti që ai është në një tavolinë me vëllanë e Rakip Sulit tregon qartë se kanë nisur pazaret për vota. Zaim Kupa, ka qenë nënkryetar bashkie dhe shef kabineti i Xhelal Mziut gjatë kohës që ky i fundit ishte kryetar bashkie, teksa në opinion dihet që punon për fushatën e Bajraktarit.

Kamza ka qenë përherë bastion i djathtë dhe Rakip Suli në 4 vite njihet vetëm për afera e skandale dhe jo për punë. Duke e ditur se e ka pisk punën më 14 maj, është hedhur në sulm për pazare me këdo.

Vetë “Pamfleti” ka denoncuar disa herë se Shkëlqim Kupa është miku i Rakip Sulit dhe ai ka fituar disa herë tenderë në bashki. Saktësojmë, se vetëm në Bashkinë Kamzë në 4 vitet e drejtimit nga Rakip Suli, biznesmeni Shkëlqim Kupa ka marrë afro 12 milionë Euro tenderë pa garë, me fonde limit 2-3 herë më tepër se kostoja reale dhe me oferta më të larta.

Ndërkohë pak javë më parë ishin qytetarët që denoncuan sesi Rakip Suli tentoi t’u blinte votën.  Familja Bregasi denoncoi se Eduard Bodini, drejtuesi i njësisë administrative të Paskuqanit shoqëruar edhe nga disa persona të tjerë të Partisë Socialiste i kanë shkuar në shtëpi dhe në këmbim të votës për Rakip Sulin u kanë premtuar 10 mijë lekë të reja.

Në këmbim të pagesës, Bodini i ka kërkuar kartën e identitetit por, pas refuzimit, ai është larguar nga banesa e familjes së Lavdim Bregasit.

“Ka ardhur me kryeplakun e fshatit. Ne i thamë nuk ta japim. Pse duke marrë karta do marrë qeverinë ai dhe të na gënjejë me 100 mijë lekë?”, deklaroi qytetari.

Ndërkohë vetë “Pamfleti” ka treguar se si dhe fëmijët dhe bashkëshortja e Kipes janë hedhur në sulm për blerje votash. /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej