Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 24 shtator në Kukës.
Në një intervistë, Ngjela theksoi se Sali Berishën nuk e njeh asnjë, dhe KQZ e refuzoi, ndryshe nga Lulzim Basha që ka ende vulën e PD.
Ngjela tha se Berisha tashmë do të kandidojë nën siglën e Partisë së Lirisë.
“Ka një moment ligjor që është në favor të Bashës. Këta të tjerët nuk i njeh njeri si parti. Edhe KQZ e rrëzoi Berishën. Këta mund të zgjedhin një parti të re. Fakti që nuk e pranoi KQZ janë me partinë e Metës. Do shikojmë kush do të fitojë partia e Metës apo PD, në zgjedhje. Unë kisha përshtypjen që Rama do të tërhiqet në zgjedhjet në Kukës, ai vuri dhe do të fitojë”, u shpreh Ngjela.