Zhduket oficeri që denoncoi grabitjen Rama-Balla e të dhënave të TIMS

Ish kryeministri Sali Berisha përmes një reagimi në Facebook, thotë se oficeri i policisë që denoncoi skandalin e grabitjes së të dhënave të sistemit TIMS e organizuar nga Rama-Balla.

“Të dashur miq, pas emërimit nga Edi Rama të eksponentit kryesor të krimit të organizuar, Taulant Balla në krye të Ministrisë të Rendit, Rama emëroi me urdhër dhe në kundërshtim me ligjin famëziun Ervin Muça Drejtor të Departamentit të IT në Ministrinë e Brendshme.

Ky i fundit vetëm pak ditë pas emërimit urdhëroi vartësit të eksportonin në USB-në e tij të gjithë fondin e të dhënave të sistemit TIMS. Këtë urdhër antiligjor, punonjës të ministrisë nuk e zbatuan, por denoncuan banditin Muça për grabitjen e të dhënave. Por ky i fundit nuk u ndal në krimin e tij. Ai mori punonjës privat dhe nxori me ata për llogari të Ramës dhe grupeve kriminale, të gjithë databazën e TIMS për t’ua dhënë grupeve kriminale. Personi që informoi publikun për operacionin kriminal të Muçës u kërcënua me jetë dhe tani nuk gjendet se ku është.”, thotë Berisha.

Edhe dy ditë më parë, Berisha tha se të dhënat e TIMS u vodhën nga një kompani private përmes zyrarit të lartë të policisë, Ervin Muça.

Duke folur në konferencën e përjavshme për shtyp ai tha se qëllimi për ti marrë të dhënat e databazës së TIMS-it është të zhdukin udhëtimet me charter.

“Vendosja e Ballës në krye të rendit u shoqërua me një akt të paimagjinueshëm, nxjerrjen e të dhënave personale, me një akt in extremis. Eksportoi të dhënat e TIMS që është databaza e cdo lëvizje të qytetarëve në kufijtë e Shqipërisë. Kur Ervin Muço u dërgua nga Balla për të ekzekutuar këtë krim, kur nuk iu bindën punonjësit që të jepnin të dhënat, shkoi mori kompani private, mori serverat në komisariat.”, deklaroi Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej