Zhdukja e Martinajt/ Ministri Çuçi: Ja kur do të merrni një përgjigje përfundimtare nga Policia

Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, gjatë konferencës me gazetarët është pyetur lidhur me fatin e të shumëkërkuarit të policisë, Ervis Martinajn.

Ai u shpreh se policia nuk ka një shkop magjik për të zgjidhur ngjarjet kriminale, aq më tepër në rastin e këtij personazhi.

Ai u shpreh se policia vazhdon të punojë për zbardhjen e ngjarjes, por se një përgjigje konkrete do të ketë vetëm kur të një provë të fortë dhe jo thashetheme.

“Padiskutim që ka pasur një vëmendje të posaçme për të zbardhur gjithë këtë mjegull që është ngritur rreth fatit të tij. Policia ka bërë dhe bën punën, por dhe ka komunikuar me publikun lidhur me këtë. Keni qenë të informuar gjatë kësaj periudhe për veprime të ndryshme policore që ka ndërmarrë dhe që lidhen me zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Policia e shëtit vepron sipas ligjeve dhe ka përgjegjësi ligjore për zbardhjen e ngjarjeve, dhe do merrni përgjigje përfundimtare kur të ketë një provë të fortë lidhur me atë që ka ndodhur me këtë personazh. Nuk ka një shkop magjik që të zbardhë menjëherë një ngjarje, aq më tepër në lidhje me një personazh të tillë”, tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej