“Zhdukja një skenar i përgatitur”, gazetarja: Ervis Martinaj është gjallë, punë ditësh do zbardhet çështja e tij

Gazetarja e kronikës, Anduena Llabani ka komentuar operacionin e kryer pak ditë më parë në banesat e familjarëve të Ervis Martinaj për të cilin u shpreh se ai është bërë për llogari të hetimeve të SPAK.

Ajo tha se gjatë operacionit janë gjetur arsenal armësh, veshje si dhe elementë të tjerë si prova kyçe për atë se çfarë po ndodh. Sipas Llabanit, shumë shpejt do të kemi ne do të mësojmë dhe për fatin e Ervis Martinaj.

“Operacioni është shumë i detajuar, aty janë 3 familje që jetojnë në një ambient dhe janë gjetur materialet, të gjitha që janë provë për prokurorinë nesër, operacioni është bërë për llogari të SPAK.

Ky është një zgjatim i hetimeve që ka çuar policinë në shtëpitë ku banojnë familjarët e Ervis Martinaj të cilët kanë qenë shumë bashkëpunues në momentet e operacionit. Policia ka gjetur dhe elementë të tjerë si prova kyçe se çfarë po ndodh, madje mund të them se shumë shpejt, punë ditësh ne do të mësojmë dhe për fatin e Ervis Martinaj.

Madje mund të themi se rasti Martinaj ka përfshirë shumë aktorë dhe kjo do të thotë se shumë elementë qoftë nga policia apo prokuroria në historinë e Martinajt kanë ndikuar dhe në zbulimin e ngjarjes.” deklaroi gazetarja në MCN.

Më tej Llabani ngriti pyetjet pse ky operacion pse nuk është bërë më përpara, kush ka ndikuar që familja e tij të mos prekej, pse vjen pikërisht tani ky operacion, për të cilat u shpreh se ka shumë pikëpyetje, ndërsa kujton që në ngjarjen e bllokut kur Martinaj mbeti i plagosur në telefonin e tij janë gjetur emra të shumë punonjësve të policisë, nga shefat deri te kupola, emra përtë cilët sipas saj nuk ka pasur asnjëherë një hetim.

“Në telefonin e Martinaj janë gjetur emra të strukturave të policisë. Janë vetëm mediat ato që deklaruan të parat se Martinaj është vrarë dhe më pas ekzekutuar. Në 4 muaj nga zhdukja e Ervis Martinaj ka shumë elementë që thonë se e gjithë kjo është një skenar i përgatitur pasi kush e njeh mirë Martinaj nuk beson se ai është një njeri që bie në grackë. Por ngritja në hipoteza, unë them se ai është gjallë dhe shumë shpejt historia e tij do të zbardhet.

Të gjitha materialet ndodhen në laboratorin e kriminalistikës por është policia e shtetit ajo që do të zbardhë nëse këto armë dhe veshje janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Ne dimë se në operacionin golden bullet, Martinaj ka psur informacione dy ditë para tij dhe ai është larguar. Ne madje dimë dhe itinerarin, Prishtinë, Vjenë, Poloni, Greqi.

Pas operacionit emri Martinaj është nxjerr në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë, 2 javë me vonesë pra duke i dhënë liri atij për të lëvizur lirshëm në Evropë, mundësi për largim dhe fshehje për të shmangur arrestimin. Kush e ka informuar Martinaj, këtë se dimë. Të gjitha këto do jenë pjesë e hetimit të spak.” deklaroi gazetarja.

Në fund, Llabani bëri të ditur se në SPAK ka një çështje të hapur ndaj Martinaj edhe pse do të figurojë si person në kërkim për një periudhë 6 vjeçare, aktualisht SPAK po verifikon të gjitha pronat dhe pasuritë gjatë viteve të aktivitetit të tij, që ishin lojërat e fatit.

“Ka disa akuza të ngritura ndaj tij, evazion fiskal, vrasje, ushtrim të aktiviteti të paligjshëm por në hetim po kalojnë dhe pasuritë e tij. Ajo që do të zgjidhë deri diku enigmën e zhdukjes së tij do jenë rezultatet që tashmë policia i ka, nëse Vis Martinaj është i vdekur apo gjallë.” tha ajo.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej